Rihanna flet publikisht për lidhjen me miliarderin: Jam shumë e lumtur

1560239203-rihanna_2.jpg

Këngëtarja e njohur, Rihanna zakonisht është mjaft e kujdesshme në mbajtjen e privatësisë dhe çështjeve të saj personale. Por në një deklaratë ajo tregoi disa detaje të cilat s’i kishte zbuluar më parë në lidhje me të dashurin miliarder  Hassan Jameel.

RiRi komentoi për jetën private duke thënë: “Po, jam në një lidhje. Jam në një marrëdhënie ekskluzive për ca kohë dhe po shkon vërtet mirë. Kështu që jam i lumtur.”

Rihanna dhe biznesmeni saudit Jameel janë bashkë prej dy vitesh dhe marrëdhënien e tyre e kanë mbajtur larg syrit të publikut.

Gjatë intervistës këngëtarja shtoi se gjithashtu dëshiron të bëhet nënë.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303