Rihanna i jep fund lidhjes me miliarderin. A do kenë Chris Brown dhe Drake një shans tani?

Rihanna dhe Hassan Jameel janë lidhur dhe ndarë disa herë, por tashmë raportohet se çifti i ka dhënë fund marrëdhënies përfundimisht.

Sipas “Hollywood Life”, këngëtarja dhe miliarderi saudit nuk janë parë së bashku që nga muaji korrik dhe një burim tha se Rihanna është zyrtarisht beqare.

Shkaku i ndarjes është fakti se, Rihanna dhe Jamel janë shumë të ngarkuar.

“Gjërat kanë përfunduar për ta pak kohë më parë. Jetët e tyre ishin shumë të ngarkuara dhe ishte e vështirë për të, pasi ajo nuk ndihej sikur kishte përparësi për Hassan”, u shpreh burimi.

Pavarësisht se romanca ka marrë fund, burimi shprehet se RiRi ndihet mirë:

“Ndërsa nuk e mendon kurrë të kthehet me Chris Brown apo Drake në këtë pikë të jetës së saj, ajo thjesht nuk dëshiron t’i rregulloj gjërat me miliarderin. Ajo justifikohet se u njohën në momentin e gabuar, kështu që ndoshta një ditë kur të kenë më shumë kohë, gjërat mund të funksionojnë për ta”.

Ata u fotografuan duke u puthur për herë të parë në qershor të 2017-s. Hassan është zëvendëspresident dhe nënkryetar i Abdul Latif Jameel, një ndërmarrje familjare, që drejton shumë biznese në 30 vende.

Lër një koment