Rihanna kërcënon presidentin Trump: “Do të përfundosh në gjyq!”

Screenshot_32-2.jpg

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna i ka dërguar një letër presidentit Donald Trump, të cilin e kërcënon se do ta padisë në gjykatë.

Shkak është bërë përdorimi i muzikës së saj nëpër mitingjet politike.

Avokatët e Rihanna-s i dërguan ankesën zyrtare kreut të Shtëpisë së Bardhë pasi Trump, përdori këngën “Don’t Stop the Music” në mitingun e tij të dielën.

Në letër thuhet se janë përdorur disa hite të këngëtares në evente politike rreth Amerikës.

 “Ta bëjë sërish dhe do përfundojë në gjyq. As unë, as njerëzit e mi nuk do jemi pjesë e këtyre mitingjeve tragjike”, ka thënë këngëtarja për “Washington Post”.

Kjo nuk është hera e parë që Trump merr kërcënime të tilla. Artistët e tjerë që nuk e lejojnë që muzika e tyre të përdoret për mitingje janë Pharrell Williams, Steven Tyler etj.

 

scroll to top