fbpx

Rihanna planifikon të largohet nga muzika

5cacc8238ad27e1fb3e66daa_GettyImages-1043038088.jpg

Këngëtarja amerikane, Rihanna së fundmi ka bërë një deklaratë që mund të ketë zemëruar adhuruesit e muzikës së saj.

Sipas The Sun, 32 vjeçarja nuk ka publikuar album që nga viti 2016, pasi ka vendosur të fokusohet në biznesin e saj të produkteve të bukurisë.

“Albumi i nëntë i Rihannas është lënë pezull. Ajo dëshiron të bërë miliona përmes biznesit të saj Fenty Beauty”.

“Linjat e saj të reja po shkojnë shumë mirë, andaj ajo po dëshiron që të godas sa hekuri të është i nxehtë. Sa herë që ajo reklamon, shitjet rriten më shumë”.

Krijuesja e hitit “Take Care” deri më tani zotëron 480 milionë euro, duke mos përfshirë këtu përgatitjet për albumin e radhës.

Ndonëse ajo ka marrë vendimin, fansat e saj po e presin ndonjë projekt të ri nga ajo, pasi nuk ka realizuar agjë që nga albumi “Anti”, i realizuar katër vite më parë.

Ishte vetë Rihanna e cila më parë kishte deklaruar se nuk po merret me albumin e saj, pasi po tenton të shpëtojë botën ndaj pandemisë koronavirus.

 

REAL NEWS

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303