fbpx

Rihanna rikthen në modë stilin e vjetër të flokëve

Këngëtarja e famshme Rihanna gjithmonë ka qenë frymëzuese me stilin e saj të flokëve ndër vite.

Ajo u fotografua në mbrëmje nga paparacët teksa po shkonte të darkonte me miqtë e saj dhe parukierin Yusef, i cili i realizoi edhe këtë model flokësh.

Rihanna u shfaq me një prerje flokësh “mullet”, buzët e kuqe, syze, bluzë të stampuar me gjethen e marijuanës, pantallona kauboj të çara në fund dhe taka të bardha, pa harruar edhe bizhuteritë e shumta në qafë e në duar.

Artistja  është shkëputur nga muzika e fansat po presin ende për një rikthim të saj, i cili nuk dihet se kur do të ndodhë pasi këngëtarja duket se po e shijon tepër jetën private dhe biznesin me të brendshmet “Savage X Fenty”.