fbpx

Rihapen pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak

Capture-419.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë rihapur pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Ato ishin mbyllur mbrëmë pasi që disa grupe në veri të Ksoovës kishin vënë barrikada nëpër rrugë. Largimi i barrikadave ishte kusht që të shtyhet për 30 ditë masa e reciprocitetit me dokumente, ndërsa Svecla ka bërë të ditur se të gjitha barrikadat janë larguar.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Barrikadat e vendosura nga strukturat ilegale serbe mbrëmë, 15 minuta pas lëshimit të sistemit të alarmit dhe të shpërndara në 9 lokacione të ndryshme në veriun e vendit, tashmë janë larguar plotësisht nga vetë ata. Liria e lëvizjes është e plotë dhe pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë të hapura për qytetarët. Grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë filluar sulmet ndaj qytetarëve të vendit duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur sot edhe ndaj zyrtarëve policorë me qëllim të vrasjes së tyre.”, shkruan ai në Facebook.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Vendimi për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, po zbatohet në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303