fbpx

Rihapet kampionati, Kukësi shtang Tiranën në kryeqytet

Kukësi e ka bërë edhe më të bukur kampionatin duke e rihapur sadopak duelin me Tiranën për titullin kampion.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi fitoi 2-1 në transfertë ndaj kryesuesve dhe rivalëve direkt të Tiranës.

Ky triumf i lejon verilindorëve të ngushtojnë në gjashtë pikë diferencën kur mbeten dhe katër ndeshje për t;u luajtur deri në vërshëllimën e fundit të Superligës.