fbpx

Rikonfirmohet Donika Prela, kalon me sukses Vettingun

Screenshot_1-6.png

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila kalon me sukses Vettingun.

Komisioni, i përbërë nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari tha sot se: pas hetimit të thellë, ka vendosur rikonfirmimin në detyrë të Prelës.

“KPK zhvilloi një procedurë të thellë të hetimit administrativ për 3 objektet e vlerësimit, dëgjoi dokumentacionin shpjegues dhe atë të bërë prezent në seancën e dëgjimit. Për rrjedhojë e konsiderojmë të përfunduar procesin e rivlerësimit. Trupi gjykues vendosi konfirmimin në detyrë për subjektin e vlerësimit Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda”, deklaroi KPK.

Vendimi ishte vendosur të shpallej më 28 janar por, për shkak të disa denoncimeve se Prela kishte liruar kreun e bandës së Avdylajve, KPK vendosi ta shtynte shpalljen e vendimit për më 5 shkurt. (real-news.tv)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303