Rikonstruktohet kopshti “Donika Kastrioti” dhe kulla e sahatit në Berat (FOTO)

Bashkia Berat po kryen një sërë investimesh në shërbim të komuniteti, si rikonstruksioni i kopshtit “Donika Kastrioti”, riparimi i kullës së sahatit në lagjen “Dëshmorët e kombit” dhe rehabilitimin e rrugës Velabisht – Gjoroven – Veleshnjë – Molisht.

Kryebashkiaku i Beratit, Petrit Sinaj, në kopshtin e rikonstruktuar

Bashkia Berat po kryen një sërë investimesh në shërbim të komuniteti, si rikonstruksioni i kopshtit “Donika Kastrioti”, riparimi i kullës së sahatit në lagjen “Dëshmorët e kombit” dhe rehabilitimin e rrugës Velabisht – Gjoroven – Veleshnjë – Molisht.

Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, inspektoi disa nga punimet e kryera nga punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Në kopshtin “Donika Kastrioti” janë kryer suvatimi i murit rrethues, porta hyrëse e kopshtit, nivelimi dhe sistemimi i ambienteve të brendshme dhe të jashtme të tij, si dhe ndërtimi i një këndi lojërash.

Kryebashkiaku Sinaj u interesua për sistemin e ndriçimit, të ngrohjes, për numrin e fëmijëve dhe shërbime të tjera që kryhen në këtë kopsht.

Në ndalesën e dytë u inspektuan punimet që po kryhen te Kulla e Sahatit në lagjen “Dëshmorët e kombit”, ku janë ndërtuar muret mbajtëse, është bërë ndërtimi dhe zgjerimin e shkallëve në njërën anë të kullës, si dhe shtrimi me pllaka i mjediseve përreth.

Ndërsa u inspektuan edhe punimet që janë kryer dhe që po vazhdojnë të kryhen në rrugën Velabisht – Gjoroven – Veleshnjë – Molisht, gjatë së cilës janë pastruar kanalet anësore, ndërkohë që po punohej për mbushjen dhe nivelimin me çakull të pjesëve të ndryshme të rrugës.

Paralelisht po punohet edhe në segmente të tjera rrugore për rehabilitimin dhe sistemimin e tyre.

Lër një koment