Rikthehen ‘maskat’ në Fier, grabisin para dhe bizhuteri në një shtëpi

hajdute-1.jpg

Persona me maska kanë grabitur në qendër të qytetit të Fierit një banesë. Burime të policisë kanë thënë se banesa e shtetases me iniciale E.M 40 vjeçe është bërë dje “pre” e hajdutëve.

Sipas policisë autorët kanë hyrë të maskuar në banesë dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë (Bizhuteri).

Pas denoncimit policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në disa subjekte dhe po punon për kapjen e autorëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303