fbpx

Rikthehen maturantët në shkollë, ja kontrolli që u ushtrua (Foto)

Sot janë rikthyer maturantët në shkolla, ku një sërë masash janë marrë parasysh.

Mësohet se para derës së çdo gjimnazi ka pasur personel që kontrollonte nxënësit për masat mbrojtëse. Pasi siguroheshin që nxënësit të kishin masat mbrojtëse atëherë lejoheshin të futeshin në ambientet e shkollës.

Në oborre janë vendosur shenja me bojë për mbajtjen e distancës, sakaq nxënësit para se të futen në klasa u është matur temperatura.