Rikthehen reshjet e borës, disa fshatra të bllokuar

1547367361_thethdebora.jpg

Në pjesën më të madhe të vendit mbizotëron një mot i mirë, por në veri ka pasur reshje dëbore gjatë natës.

Sipas drejtorisë së Emergjencave Civile në Kukës mbi lartësinë 750-800 m ka pasur reshje dëbore, e cila ka arritur në 10-20 cm.

Si pasojë e kësaj situate ka pasur rënie të gurëve, rrëshqitje të dherave si në Rrugën e Kombit ashtu dhe në akset e tjera rrugore nacionale.

Ndërkohë që e bllokuar është njësia administrative Arrën.

Janë të bllokuara edhe një pjesë e rrugëve të fshatrave të Njësisë Administrative Kalis, Bushtricë e Grykë-Çaj.

Në Tropojë, po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin Njësinë Administrative Lekbibaj me fshatrat saj.

Probleme ka edhe në fshatrat e thellë të Shkodrës. (real-news.tv)

scroll to top