Rikthehen sanksionet amerikane ndaj Iranit

iran-usa.jpg

Uashingtoni do të aktivizojë më 5 nëntor të gjitha sanksionet mbi sektorin e naftës dhe atë bankar të Iranit, me synim për ta detyruar Republikën Islamike të ulet në bisedime për programin bërthamor, të raketave balistike dhe dhënien fund ndihmës për aleatët në Lindjen e Mesme.

Presidenti Hassan Rouhani është shprehur më herët se Irani nuk ju trembet “kërcënimeve të reja amerikane.

Ndërsa Ayatollahu Ali Khamenei tha se politikat e presidentit amerikan Donald Trump po kundërshtohen nga e gjithë.

“Bota po kundërshton çdo vendim të Trumpit”, i tha Khamenei televizionit publik.

Administrata e presidentit Trump tha se tetë vende importuese të naftës do të lejohen përkohësisht të furnizohen nga Irani, i cili është eksportuesi i tretë më i madh i naftës.

Në vitin 2015, Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare mbi programin bërthamor dhe riktheu sanksionet mbi monedhën iraniane, sektorin e metaleve dhe atë të prodhimit të makinave.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka thënë në mënyrë të përsëritur Irani i është përmbajtur marrëveshjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303