Rikthehet Bujar Leskaj në krye të KLSH

1558450998_autoBujarLeskaj1497453851.jpg

Bujar Leskaj do të rikthehet sërish në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për aq kohë sa do të gjendet një drejtues i ri në këtë detyrë.

Bëhet me dije se zv.kryetarja e KLSH-së, Lindita Lati Milo ka hequr dorë nga posti si pasojë e ccëshjeve personale.

‘Pas kërkesës për tërheqje nga kompetencat e deleguara të zv. Kryetares, znj. Lindita Milo për arsye personale, dt. 21.05.2019, nr. 347, dhe garantimit te vijueshmërisë normale të punës;

Në kushtet e zgjatjes në kohë të nominimit dhe përzgjedhjes së Kryetarit të ri të KLSH-së, sipas përcaktimeve të Ligjit 154/2014.

VENDOSA:
1. Shfuqizimin e kompetencave të deleguara me vendimin e Kryetarit nr. 244, datë 12.12.2018 zv/Kryetarit të KLSH-së znj. Lindita Lati (Milo).
2. Ky vendim do i përcillet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të opozitës.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303