fbpx

Rikthehet dëbora në këto zona, meteorologia tregon kthesën e papritur të motit për këtë fundjavë

auto_bore-kosove_1507355149-39737381507361348.jpg

Pas ditëve me diell dhe temperaturave pranverore, dita e nesërme pritet që të rikthejë reshjet e shiut në territorin shqiptar.

Meteorologia Adiola Bani tregoi se kjo fundjavë do të jetë e paqëndrueshme pasi nuk do të mungojnë reshjet e shiut dhe ato të dëborës kryesisht në zonat malore.

“Fillimi pranverës ka nisur me diell dhe temperatura relativisht të larta. Termometri ka shënuar 18-19 gradë celsius. Por do të kemi ndryshim të motit pasi dita e nesërme do të na sjelle prezencë të vranësirave. Nesër gjatë pasdites reshjet e shiut do të përfshijnë zonën perëndimore dhe gradualisht gjatë natës të gjithë teritorin shqiptar.Në zonat e thella malore do të kemi edhe reshje të dëborës, kryesisht mëngjesin e ditës së shtunës edhe gjatë natës duke u gdhirë dita e diel. Reshje kemi vetëm në zonat e thella malore, kryesisht veri-verilindje ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë reshje shiu”, tha ajo.

Bani tregon se ditën e dielë do të shohim një përmirësim të kushteve të motit ku temperaturat do të shënojnë deri në 15 gradë celsius.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303