fbpx

Rikthehet filmi “Legally Blonde”

AKQAn-8iCy-l.jpg

Filmi i njohur Legally Blonde duket se do të ketë një pjesë të tretë.Aktorja e njohur e rolit kryesore  Reese Witherspoon zbuloi këtë vit se do të rikthehet.

Gjatë bisedës me James Corden ajo foli për rolin e saj në film:

“Mendoj se do jetë diçka e bukur ta shohësh atë pas 15 vitesh. Ajo mund të jetë një gjykatëse e gjykatës së lartë, apo thjesht një avokate shumë e zonja dhe e pushtetshme, ose mund të jetë në burg. Ajo mund të jetë çfarëdolloj gjëje”, u shpreh aktorja.

Kurse aktori Luke Wilson do të jetë sërish pjesë e filmit si partneri i saj.

Aktori u shpreh për “Entertainment Tonight” se rikthimi i filmit ishte një ide e mrekullueshme dhe nëse do të ketë ndonjë ofertë për rol ai do e pranonte menjëherë./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303