fbpx

Rikthehet kapiteni Berisha, tregon objektivin, ja pse sakrifikova për t’iu bashkuar Kombëtares

Për sfidën ndaj Kazakistanit, Kapiteni i Kombëtares do të jetë Etrit Berisha. Ai ishte ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para gazetarëve, ku foli për përballjen e ditës së nesërme ndaj kombëtares kazake, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Berisha tha se Shqipëria mbetet favoritja e grupit, por loja kundër Lituanisë tregoi se të gjithë kundërshtarët janë mjaft të fortë.

Ai tha se disa probleme me pandeminë e koronavirusit kanë rifilluar në Itali por ai sakrifikoi pasi kombëtarja kishte nevojë për te.

“Disa ekipe kishin lojtarë që ishin pozitivë dhe duhej të bënin karantinë. Unë rashë dakord me klubin për të shkuar në ekipin kombëtar për ndeshjet e ardhshme. Ekipi kishte nevojë për mua dhe mbërrita”, tha ai.