fbpx

Rikthehet Lindsay Lohan

1280_lindsay_lohan_anti_social_network_facebook.jpg

6 vite pas projektit të saj të fundit kinematografik, Lindsay Lohan duket se nuk e lë dot pasionin e saj të vjetër.

Filmi më i ri ku 32-vjeçarja do të marrë pjesë titullohet “Among The Shadows”.

Në rolin e Patricia Sherman, Lohan vjen si një hetuese private, të cilës i duhet të zbulojë vrasjen e xhaxhait të saj duke ruajtur sekretin që është njeri-ujk.

Filmi më i fundit ku aktorja ka marrë pjesë ishte “The Canyons” në vitin 2013, ndërkohë që përqendrimin së fundmi e ka patur në emisionin e saj “Lindsay Lohan Beach’s Club”.

Lohan kaloi një periudhë të vështirë prej varësisë ndaj drogës dhe alkoolit, fazë që duket se e ka mbyllur duke u angazhuar me projektet e reja.

“Among The Shadows” do të shfaqet në kinema në datën 5 Mars./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303