fbpx

Rikthehet në moshën 86-vjeçare Sophia Loren! Ja filmi ku pritet të luajë

Ikona e kinematografise italian Sophia Loren do të luajë në një film artistik për herë të parë pas më shumë se një dekade që nga shkëputja.

86- vjeçarja, do të luajë pjesën kryesore në një dramë të re në gjuhën italiane, që titullohet The Life Ahead, e cila do të transmetohet në Netflix.

Sophia luan një grua hebreje dhe një të mbijetuar të Holokaustit me emrin Madame Rosa e cila ndihmon në rritjen e fëmijëve të prostitutave.

Duke folur për entuziazmin e saj në lidhje me projektin, ajo tha për Deadline: “Kur djali im më propozoi rolin, ishte një ëndërr e vërtetë”.

“Unë kapa menjëherë shansin për të arritur atë. Më pëlqente ta portretizoja zonjën Rosa. Ajo është e ashpër, është e brishtë, është një e mbijetuar. Në shumë mënyra ajo më kujton nënën time”.