Rikthehet Xhisiela Maloku, ja deklarata e habitshme

Gjatë ditës së sotme në media të ndryshme ka qarkulluar një lajm, ku Xhisiela Maloku, e njohur si ish- e dashura e djalit të deputetit të Fushë-Krujës, Rexhep Rrajës i ka dedikuar atij një status në ‘Instagram’.

Xhisiela teksa shkruante ‘A të merr malli për mu?’, ka bërë shumë media të flasin. Mirëpo pak orë më pas ka qenë vetë, Maloku që ka hedhur poshtë këto zëra.

Ajo ka publikuar një foto të njërit prej lajmeve dhe krahas tij shkruan se premton deklarata të forta. ‘Kjo s’ka lidhje fare me atë që keni thënë. Do ketë deklarata të habitshme, por pak më vonë’, shkruan Xhisiela.

Kujtojmë që Maloku bëri bujë në media pak muaj më parë, teksa denoncoi të dashurin, Rexhep Rrajën për dhunë dhe presion ndaj saj më Fushë-Krujë.