fbpx

Rikthim i dënimit me vdekje në Shqipëri?! Basha: Ta vendosë populli me referendum

denim-me-vdekje.jpg

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është shprehur se për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri, ai është gatshëm të shkojë në referendum në momentin që PD-ja të vijë në pushtet. Deklaratat Basha i bërë mbrëmë gjatë një komunikimi me mediat pas ngushëllimeve për masakrën e Matit.

I pyetur nga gazetarët nëse duhet rikthyer ligji i dënimit me vdekje pas gjithë këtyre ngjarjeve të rënda, Basha është shprehur.

“Kjo është një çështje që u takon qytetarëve shqiptarë, unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ja shtroj popullit shqiptar, qoftë edhe si referendum, momentin që Partia Demokratike do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”, tha kreu i opozitës.

Por Shqipëria që nga viti 1995 kur u bë anëtare e Këshillit të Europës nuk ka dhënë dënime me vdekje dhe për veprat më të mëdha penale vendimi është shndërruar në “burgim të përjetshëm”. Ekzekutimi i fundit është ai i vitit 1992 në Fier, ku dy vëllezër u vranë në mes të qytetit pasi kishin vrarë kur po grabisnin brenda në shtëpinë e viktimave, 5 pjestarë të një familje, përfshi një foshnje.

Heqja globale e dënimit me vdekje është një nga objektiva kryesore të politikës së të drejtave të njeriut të BE-së.

Në vitin 2013, Ministrat e Jashtëm të 42 vendeve të botës, përfshirë dhe Shqipërinë, firmosën deklaratën kundër dënimeve me vdekje, por aktualisht 52 shtete kanë ende në fuqi ligjin e ekzekutimeve.

Bjellorusia është shteti i vetëm në Europë që ka në fuqi dënimin me vdekje. Ndër 52 vendet, përfshihen edhe katër vende të industrializuara që vijojnë ende të ekzekutojnë kriminelët: SHBA, Japonia, Singapori dhe Tajvani.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *