fbpx

Rikthimi i Ligjit për Teatrin/ Meta: Mazhoranca, trajtim preferencial

meta-teatri.png

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për Teatrin Kombëtar dhe ka dhënë në dekret, arsyet e kthimit të ligjit.

Ndryshe nga pritshmëria e mazhorancës se ligji nuk mund të kthehej më, pasi ishte kthyer njëherë, kreu i shtetit, z. Meta e ka konsideruar ligjin e ndryshuar mbrapsht si ligj të ri ndaj edhe e ka kthyer në Kuvend.

Sipas asaj që thuhet në njoftimin zyrtar të Presidencës, në thelb ky ligj i ri nuk ka arritur të zgjidhë asnjë prej çështjeve dhe problematikave kushtetuese dhe ligjore të evidentuara nga Presidenti në dekretin nr. 10849, datë 27.07.2018, edhe pse ky dekret rezulton të jetë miratuar në tërësi nga Kuvendi.

“Praktika e shqyrtimit parlamentar të këtij ligji të ri, evidenton faktin se Kuvendi nuk ka kryer ndonjë studim, shqyrtim apo vlerësim krahasues dhe të thelluar midis, dispozitave të reja ligjore që po shqyrtonte për miratim, me arsyet e dekretit të Presidentit nr. 10849, datë 27.7.2018, që tashmë po vetë Kuvendi kishte votuar për pranimin e tij. Në këtë mënyrë rezulton se, veprimtaria e Kuvendit, është e pambështetur në ndonjë vlerësim tekniko-ligjor, për çështjet e ngritura nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij. Vendimmarrja e Kuvendit, ka shmangur shqyrtimin e 8 (tetë) prej çështjeve të ngritura në dekretin e Presidentit, me qëllim miratimin e një norme të re ligjore, e cila në thelb paraqet të njëjtat problematika kushtetuese si ligji i mëparshëm.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës në lidhje me rikthimin e Ligjit për Teatrin.

Më poshtë, linku me dekretin e plotë të Presidentit Meta: 

http://real-news.tv/meta-kthen-serish-ne-kuvend-ligjin-per-teatrin/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *