fbpx

Rikthimi i opozitës në tryezën e reformës zgjedhore, Rudina Hajdari vlerëson Lulzim Bashën

Përfaqësuesja e grupit parlamentar demokrat në tryezën zgjedhore, Rudina Hajdari ka komentuar vendimin e Bashës në lidhje me pjesëmarrjen në tryezën pë reformën zgjedhore.

Ajo thotë se tashmë palët duhet të gjejnë konsensus për ndyrshimin e sistemit zgjedhor, në mënyrë që tryeza të japë rezultat.

“E vlerësoj faktin që Lulzim Basha u shpreh i gatshëm për përfundimin e reformës zgjedhore. Është gjë pozitive që ai kthehet në KP, por gjithashtu duhet të pranojmë gjetjen e konsensusit mbi çështjen e ndryshimit të sistemit, në mënyrë që të arrijmë rezultate nga kjo tryezë,” shprehet Hajdari.