Rikthimi i Topallit në politikë, e komenton Monika Kryemadhi

monika-4-780x405.png

Teksa ka qenë sot në një takim në Pogradec, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur për mediat atje dhe është pyetur në lidhje me rikthimin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në politikën aktive.

Për Kryemadhin partia e re dhe prezenca e Topallit janë një alternativë dhe një grua më shumë në skenën politike shqiptare.

“I uroj suksese znj. Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kështu që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj.

Ne jemi të hapur për të gjithë nuk është çështje e partive politike, këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan.

Kodi i ri iu krijon problem partive të reja dhe atyre që duan të kandidojnë. Kodi i vjetër iu jepte mundësi partive të reja që dhe me 5000 vota apo 4500 të merrnin një vend në parlament, ndërsa me kodin e ri e kanë të pamundur”, tha Kryemadhi.

scroll to top