“Rilindja nxjerr fytyrën e vërtetë”, Vasili nuk kursehet ndaj Ramës: Të doli boja…

petrit_vasili.jpg

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shkruar në facebook se ramës i ka dalë përfundimisht boja.

Vasili shprehet se Rama ka propozuar mbyllje të listave 100 për qind.

Postimi i Petrit Vasilit:

Rames i del perfundimisht boja, propozon mbyllje 100% te listave!

Propaganda rilindase nxjerr fytyren e vertete:

listat mbeten totalisht te mbyllura,

mbetet te njejtat lista me renditje te paracaktuara dhe te mbyllura me keq se me pare

Gjithshka qe rilindja ndryshoi ne kushtetute ishte vetem per te penguar koalicionet dhe realisht zero mundesi, qe shqiptaret te zgjidhnin si te mendonin kantidatet.

Kushdo shqiptar, qe mendoi dhe besoi se do te hapeshin listat sot e ka shume te qarte, qe ky ishte thjesht mashtrim ordiner i radhes i Edi Rames.

Perballe shqiptareve eshte nje kryeminister, qe perpelitet ne ethet e humbjes dhe mashtron pa u lodhur, por verdiktit te paracaktuar te shqiptareve nuk i shpeton dot.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303