fbpx

“Rilindja sekt kriminal”. Maliqi shpërthen për dhunën e ushtruar ndaj Gjergji Thimios

maliqi-1.jpg

Deputeti Lefter Maliqi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me aktin e dhunës ndaj Gjergji Thimios ditën e djeshme nga kunati i Niko Peleshit, deputetit të PS-së në Qarkun e Korçës.

Maliqi i bën apel Ramës të heqë dorë nga inskenimet e dhunës, ndërsa shton se i ka ditët e numëruara si kryeministër.

Në një postim në FB, Mali shkruan:

Rilindja sekt kriminal. Dhunohet barbarisht koleksionisti Gergji Thimo nga kunati i deputetit dhe ish zv.Kryeministrit Peleshi. Ramzi hiq dore nga patrioti, intelektuali e kurajozi Gjergj Thimo, te cilin pasi i shkaterrove jeten, e burgose, ia grabite ikonat, e semure, e ndave nga familja, e largove nga vajza, tani e shantazhon, e kercenon e dhunon, e survejon vetem pse guxoj te demaskoj si ajdut e trafikant ikonash i denuar ne Paris me dosje personale e me Kartel. Hiq dore nga cdo inskenim dhune,se ditet i ke te numeruara. Per te gjitha , mekatet, shantazhet, kercenimet, dhunimet, burgosjet qe u ke bere qindra mijra shqiptareve te ndershem si Z.Thimo, artisteve, gazetareve, studenteve, shoqerise civile, opozitareve, oficereve dhe prokuroreve e gjyqtareve te ndershem e kurajoze po vjen dita qe do pergjigjesh. Sot z.Gjergj Thimo ka mbeshtetjen e te gjitheve me zemer kurse ti ke percmimin e cdo shqiptari. Pushteti, babezia, lakmia ti kane errur syte, kujdes se do qerohesh dhe do perfundosh ne gremin. Qesh mire kush qesh i fundit. Do e pesosh nga se pret, hiq dore nga marrezit sa nuk eshte vone, e ke mbush kupen, ka filluar te derdhet. Gjaku i Thimos, shantazhet, kercenimet, dhuna, burgosjet, mekatet qe u ke bere shqiptareve do te kthehet ne makthe…Armiku i padukshem ne trurin tend do te kthehet ne armik real duke te sulmuar nga se pret…

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303