“Rilindja” shkrumbohet mes flakëve të gomave

Screenshot_13-12.jpg

Protesta e banorëve të zonës së Unazës së Re, shtëpitë e të cilëve do të shemben nga projekti i ri i rrugës, vijojnë të mbajnë të bllokluar rrugën në këto orë të mbrëmjes të së martës. Pasi kanë djegur gomat, banorët i kanë vënë flakën edhe flamurit të Rilindjes të Partisë Socialiste, duke e hedhur në mes të flakës së shkaktuar nga djegia e gomave.

Më herët, duke thirrur në kor “Jemi qytetar, s’jemi shpellar” , banorët hapën rrugën kur dëgjuan sirenat e një ambulance. Veprim ky që u përshëndet nga të gjithë.

“Duam shtëpitë tona”, “Kryeministër ku je fshehur”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjuan në këtë protestë.

Në mbështetje të tyre shkuan edhe deputetë të Partisë Demokratike.

Banorët e zonës së Unazës së Re, njohur ndryshe si “Astiri” prej ditësh janë në protestë, pasi banesat e tyre preken nga projekti për ndërtimin e Unazës të Madhe dhe do të shemben.

Ata nuk e pranojnë këtë vendim nëse me parë nuk marrin dëmshpërblim të plotë në vlerën e tregut për banesat që kanë mëse 20 vjet që i kanë ndërtuar, disa prej të cilëve janë në proces legalizimi.

Këtë paradite ata protestuan edhe para bashkisë së Tiranës, ku tentuan të hapin me forcë derën e këtij institucioni për të folur me kryebashkiakun Erion Veliaj i cili nuk i priti

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303