fbpx

Rindërtimi i shkollës dhe kopshtit, Ahmetaj jep detajet: Projekt me vlerë 110 mln lekë

Ministri Arben Ahmetaj ka bërë me dije ditën e sotme një njoftim në lidhje për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit parashkollor në fshatin Gosë e Madhe, në Rrogozhinë. Ai theksoi se kanë nisur punimet.

Ahmetaj shtoi se ky projekt që kap vlerën e 110 milion lekëve është i financuar i gjithi nga buxheti i shtetit, ndërsa shton se shkolla e re do të akomodojë 350 nxënës, nga të cilët 50 në ciklin parashkollor dhe 300 nxënës të cikleve të tjera.