fbpx

Rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, Rama jep lajmin e keq

Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë ditën e sotme lajmin se pandemia ka sjellë pengesa edhe në procesin e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa inspektoi kantierin e punimeve në Thumanë Rama tha se kompanitë, sidomos ato të huaja,  e kanë pasur të pamundur të marrin pjesë në gara dhe kanë kërkuar shtyrje

“Unë dua t’i them të gjithë banorëve që janë në pritje të shtëpive që po punohet intensivisht. Proceset kanë qenë shumë të ngjeshura. Fatkeqësisht interferimi i epidemisë na vonoi pak, kryesisht për garat, pasi garat kanë qenë të hapura dhe kompanitë e kanë pasur të pamundur të marrin pjesë, sidomos kompanitë e huaja dhe kanë kërkuar shtyrje, gjë që na ka pezulluar dhe procese të tjera, por ajo që është e rëndësishme është që absolutisht në 26 nëntor, 1 vit nga tragjedia, gjërat do të jetën dukshëm ndryshe e në 26 nëntor do hapim dyert e shumë shkollave dhe do të hapim dyert e jo pak shtëpive edhe pse do të na duhet të vazhdojmë punën e të kompletojmë gjithçka vitin e ardhshëm”, – u shpreh Kryeministri Rama.