fbpx

Rindërtimi i Teatrit Kombëtar, firmoset peticioni në një tjetër qytet

Vijon rrugëtimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në të gjithë vendin. Pasditen e kësaj të hëne është firmosur nga qytetarët korçarë peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë masive duke treguar interes ndaj thirrjes së artistëve dhe firmosjes së këtij peticioni. Artdashësit korçarë nuk kanë ngurruar të afrohen pranë tavolinës për të firmosur dhe për t’iu bashkuar të gjithë atyre që duan një teatër ashtu siç ka qenë.

Qytetarë dhe përfaqësues politikë u bënë bashkë në sheshin e kullës panoramike të qytetit, përpara hyrjes së teatrit “Andon Zako Cajupi”.