‘Rindërtimi impakt minimal në ekonomi’/Ja çfarë thotë eksperti i Ekonomisë për donacionet

kadia-759x450.jpg

Eksperti i ekonomisë Besart Kadia i ftuar në News 24 ka analizuar Konferencën e Donatorëeve dhe shifrën prej 1.15 milirdë euro.

Kadia shprehet se fillimisht shifra në Konferencën e Donatorëve është shumë pozitive, por ka pasur Konferenca Donatorësh që janë premuar para dhe nuk janë dhënë më pas, por ai shpreson ky rast mos jetë Shqipëria.

Më tej ai shprehet se nga 1.15 miliardë euro, vetëm me grantet 300- 400 milion euro mund të strehohen 14 mijë banorët e pastrehë, dhe ngre pyetjen se pse Shqipërisë i duhen dhe 885 milion euro të tjera borxhe.

Po ashtu Kadia shprehet se problemi kryesor për fondet do të jetë korrupsioni, pasi edhe në shtete të tjera të botës kur janë nxituar me rindërtimin apo me thyerjen e rregullave të buxhetit, ka rezultuar se është abuzuar me fondet duke vjedhur.

Po ashtu duke marrë shembullin e tërmetit të Haitit në 2010, Kadia thotë se rindërtimi dhe as shifra 1.15 miliardë euro nuk do të ndikojë tek zhvillimi ekonomik, ndonëse në fillim mund të ketë një ngritje por më pas do të vijojë si normalisht.

Kadia shpreson që ‘çelësat’ e projekteve t’i jepen ndërkombëtarëve, jo vetëm për t’i dhënë një model shtetit shqiptar, por dyshon tek ky i fundit që mund të përballojë gjithë ato para, projekte si dhe të merret edhe me pjesën tjetër të ekonomisë së vendit.

KONFERENCA E DONATORËVE DHE 1.15 MILIARDË EUROT

Duke qënë se ishte një dëm i madh ekonomik do thoja që Konferenca e Donatorëve dha ato para që Shqipëria mund t’i aksesojë është pozitive. Edhe granti i KE apo dhe grantet e tjera janë të mjaftueshme për mua. Buxheti i shtetit është i pamjaftueshëm.
Nëse borxhi do të shkojë për rindërtimin apo projekte të tjera, jemi në një fazë interesante. Mund të përdoret një fatkeqësi natyrore dhe për impulse. Lindin shumë pyetje. Unë mendoj dhe shumë të tjera, kemi të paqartë transparencën javore apo mujore. Një raport për opinionin publik nuk ka. Kur ka fatkeqësi të tilla menjëherë është strehimi i njerëzve. Ne jemi tre muaj pas tërmetit dhe flasim ende për bonuse qeraje dhe strehimin.
Ka një hendek të madh mes asaj që është projektim dhe asaj që do të realizohet. Konferenca Donatorësh ndodhin në gjithë botën sa herë që ndodh diçka e tillë me ndonjë vend, dhe sidomos me një vend të varfër. Pas Konferencës së Donatorëve, mundet që premtimi është dhënë por paratë më pas nuk janë dhënë, shpresoj që Shqipëria mos jetë ky rast.

EKONOMIA NË SHQIPËRI
Në disa indikatorë pjesa e pagës së qytetarëve, ata thonë në fund të vitit se kemi ekonomi apo kushte dhe më del kaq mijë plus apo më shumë.

Pagat në shtet janë të ngrira prej 2013 kurse ato në privat janë më të ulëta. Kostot e jetesës janë rritur. Shteti ka rritur taksat, energjia elektrike, shërbimet vendore pra Bashkitë kanë ngritur taksat. Në rast se ky projekt 1 miliardë dollarësh, pasi ky është bërë pak abuziv, ju kujtohet ai projekti i qeverisë që u shëmtua nga afera korruptive. Ju kujtohet që nga 2013 kemi marrë 1 miliardë euro borxh. Pra e kemi këtë që kemi marrë borxhe.
Ky skepticizëm që krijohet sot në impaktin e qeverisë është gjenerimi i këtyre parave në mirëqënie për qytetarët. Qytetarët nuk e kanë ndjerë dhe prandaj është skepticizmi

Nuk janë të gjitha fonde rindërtimi. Disa janë mbështetje intitucionale, disa janë për të tjera si të Francës. Ka shumë pikëpyetje, pak ose aspak transparencë dhe është e vështirë që të bësh analizë.

Ka qenë një ekonomist i famshëm francez në shekullin e 18-të për teorinë e xhamave të thyer. Nëse del shteti dhe thyen xhamin dhe investon rritet ekonomia. Pse shteti nuk prish pallatet dhe më pas gjen vetë t’i rindërtojë. Do të ketë një impakt minimal në ekonomi. Si në Haiti, në 2010 kur u godit nga tërmeti ekonomia fillimisht u rrit me 5.5 % por më vonë u ul dhe 8 vite më vonë impakti është negativ, që është çorientimi i shoqërisë, zhvendosja e popullsisë, humbja e fuqisë puntore.

IMPAKTI I RINDËRTIMIT NË EKONOMI
E studiuar me reforma të tjera të plota, barrën për shlyerjen e borxhit qytetet e tjera në Korçë, Vlorë, Berat do të vijojnë normalisht.
çdo vit përkeqësohemi me korrupsionin, për biznes jemi dobët, Maqedonia është e 16-ta ne jemi shumë larg. Ne kemi një shtet i cili ka qenë agresiv, prezent dhe poltika agresive. Rindërtimi mund të jetë pozitiv për një vit por nuk është ëndrra jonë që tashmë do të jemi më mirë. Gjithë ky proces vijon njëlloj.
800 milion euro hua
Do të thoja që nëse 14 mijë familje të pastrehë dhe marrim një çmim minimal 300 euro për m2, dhe themi se 300- 400 milion euro për rindërtim fizik të apartamenteve që mbulohen menjëherë nga grantet. Pikëpyetja janë për huat, pse do të marrim borxh?
Shtete të ndryshme kanë zgjedhje të ndryshme. Ose do të strehosh qytetarët siç kanë qenë, ose do të shkojnë me planin marshall të kryeministrit i cili do të mbetet në histori, por nuk është zgjidhja reale, nuk është kollaj të bësh lagje të urbanizuara.
Me ç’dëgjova Ahmetajn do të merret borxhi eurobond që të shlyhen këto borxhe. Ideja është për një projekt zhvillimor por rindërtimi nuk mjafton për zhvillim ekonomik.
Banka islamike për shembull e bëri të qartë që do të japë çdo vit nga rreth 100 milion euro, pra për projekte që do të zgjasin në vite. Kam frikë se eksperienca e shtetit shqiptar, nuk mendoj se i ka aftësitë për të menaxhuar kaq para, kaq projekte dhe në një kohë edhe me pjesën tjetër të ekonomisë.
Në rast se me të vërtetë kanë dëshirë që shteti shqiptar mos i pengojë të zhvillojnë projektet e ndërkombëtarëve, atëhere ato do i japin një model atyre.

MENAXHIMI I DONACIONEVE, PROJEKTEVE, HUAVE
Korrupsioni është problemi primar, nëse e kanë vesin që të rindërtojnë sa më shpejt, të thyesh rregullat e buxhetit kanë dalë dhe në shtetet e tjera që zyrtarët kanë abuzuar me donacionet. është mirë dhe pozitive që çelësat t’i lihen ndërkombëtarëve që ato të shkojnë aty ku synojnë.

”PUNËTORË TË HUAJ NË SHQIPËRI”
Minimalisht sipas INSTAT 50 mijë njerëz largohen çdo vit nga Shqipëria, pra krahu i punës ka probleme. Raporti pleq me të rinj është barazuar, pra ata nën 16 vjeç me ata mbi 65 vjeç. Atë që SHBA-së i duhej për të prishur për 1 shekull ne e bëmë për një dekadë.
Mund të vijnë punëtorë me pagat që ofrojmë ne, si Indonezia, Pakistani apo dhe të tjera paga 200 euro quhet e mirë. Shqiptarët kanë harruar se me 200- 300 euro punonin në Greqi, thonin grekët se si ka mundësi vijnë punojnë për kaq, por shqiptarët aty kushtëzoheshin dhe i dilte. Por ne duhet të jemi të hapur, dhe jo te themi pse po na vijnë këta.
Gjermania ne po na thith pasi ka problemin e vetë të saj për plakjen e popullsisë, po na thith ne dhe na transmeton ne problemet e saj.”- tha Kadia.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303