Rindërtimi nga tërmeti/ FMN, shifër të madhe parash për Shqipërinë

Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të saj, Gent Sejko ka bërë me dije se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vendosur një kontribut deri në 87 milionë euro, në dispozicion për Shqipërinë.

“Kur kemi kontaktuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një facilitet i cili shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për t’u përdorur në këtë situatë. Është konvertimi i pjesës së SDR, është teknike, i kontributit tonë, rreth 87 milionë euro”, ka thënë Sejko.