Rindërtimi pas tërmetit/ Nesër në Bruksel konferenca e donatorëve, Ahmetaj tregon pritshmëritë

arben-ahmetaj-770x433.png

Nesër pritet të mbahet konferenca e donatorëve në Bruksel e organizuar nga Komisioni Europian për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që la mijëra të pastrehë dhe 51 viktima.

Një ditë para këtij aktiviteti ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, thotë se nga kjo konferencë qeveria shqiptare pret të mbledhë 300 deri 350 milionë euro.

“Nëse ne angazhojmë nesër diçka midis 300 milionë deri në 350 milionë euro, nëse nuk ka bërë ndonjë magji kryeministri le të themi me turin e vet, pra natyrshëm do të shkonte tek 300-350 milionë eurove, ku raporti midis granteve dhe kredive do të ishte diçka tek 70-80 milionë euro vijnë grante dhe pjesa tjetër vijnë kredi të buta që janë të domosdoshme për rindërtimin.

Nëse do të ishte një shifër poshtë 300-350 milionë euro e kombinuar grant kredi atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit. Ndryshe skenari pastaj do të ishte shumë afatgjatë”, tha Ahmetaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303