‘Ringjallet’ Shqipëria, Edi Reja me sytë nga Franca

Fitorja e pastër 2 me 0 ndaj Moldavisë ka ringjallur kombëtaren shqiptare. Ky triumf ishte meritë edhe e trajnerit Edi Reja i cili tashmë i ka hedhur drejt Francës në ndeshjen e radhës së 7 shtatorit.

Tekniku italian brenda një harku kohor shumë të shkurtër arrit të bashkojë dhe të rikthejë harmoninë në grup duke lënë pas disfatën e hidhur në Islandë.

Reja thotë se tek kuqezinjtë ka arritur të përmirësojë mbrojtjen, dhe pjesa e mbetur është mesfusha dhe sulmi.

Pas 4 ndeshjeve Shqipëria renditet në vendin e 4-ët me 6 pikë. Deri në fund ka ende shumë ndeshje dhe shumë pikë në lojë, të cilat mund ta çojnë Shqipërinë në Europianin e 2020.