22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Rinimi i trurit përmes riparimit të neuroneve

spot_img

Studime të reja sugjerojnë se plakja e trurit potencialisht mund të rinohet, të paktën te minjtë.

Eksperimentet në fazat e hershme tregojnë se mund të zhvillohen ilaçe për të ndaluar apo edhe për të ndryshuar dëmtimet mendore.

Rezultatet u paraqitën në takimin e Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës për vitin 2019.

Hulumtuesit amerikanë dhe kanadezë përdorën dy qasje të reja për të parandaluar humbjen e kujtesës dhe dëmtimet kognitive që mund të vijnë me pleqërinë.

Një ekip, nga Universiteti i Kalifornisë “Berkeley”, tregoi skanime MRI që tregonin se dëmtimet mendore mund të shkaktohen nga molekulat që rrjedhin në tru. Enët e gjakut në tru janë të ndryshme nga ato në pjesë të tjera të trupit. Ato mbrojnë organin duke lejuar vetëm lëndët ushqyese, oksigjenin dhe disa ilaçe që të rrjedhin në tru, por bllokojnë molekulat më të mëdha, potencialisht të dëmshme. Kjo njihet si barriera e gjakut të trurit.

Skanimet zbuluan se kjo barrierë bëhet gjithnjë e më e pandjeshme kur bëhemi më të vjetër./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat