Një mësuese dhe sekretarja e një gjimnazi në qytetin e Tepelenës “Abaz Shehu”, janë infektuar nga COVID-19. Lajmi konfirmohet dhe nga vetë Drejtoria Arsimore Rajonale në Gjirokastër.
Ministria e Arsimit dhe autoritetet shëndetësore kanë bërë apel që të zbatohen të gjitha masat dhe protokollet në shkolla me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
Në të gjitha shkollat e vendit ka rinisur sot viti mësimor, ku nxënësit janë të detyruar që të qendrojnë në klasë me maska, si dhe të mbajnë distancën nga njëri tjetri, e për këtë shkak numri i nxënësve në një klasë do të jetë më i vogël dhe do të shtohen turnet.