16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Rinisin kërkimet për peshkatarin e mbytur

spot_img

Polumbarët kanë rinisur sot kërkimet për peshkatarin, Gëzim Seitllarin, i mbytur në liqenin e Pogradecit.

Mësohet se kërkimet po vijojnë vetëm me varka në breg të liqenit dhe nuk po vijojnë kërkime nën ujë për shkak të motit.

53 vjeçari ka dalë që në datën 31 për të peshkuar në orët e para të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

Gezim Seitllari nga Melishti nuk ishte peshkatar i lincesuar, por dilte herë pas here për të peshkuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Dallgët e liqenit mendohet të kenë qene shkaku i çarjes se varkës se tij, pasi ato dite ka patur mjaft dallgë në liqen.

Familjarët të alarmuar prej vonesës se tij kane dalë rreth orës 09:30 të mëngjesit të 31 dhjetorit për ta kërkuar. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat