fbpx

Rinumërimi i votave përfundon javën tjetër

elections-in-kosovoo-6.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë informacion në lidhje me rinumërimin e votive.

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) deri në orën 16:00 janë rinumëruar 639 vendvotime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka sqaruar se përfundimi i këtij procesi varte nga dinamika e punës në QNR.

Ndonëse nuk jep afat se kur mund të dihen saktë rezultatet e zgjedhjeve, ai thotë se procesi i rinumërimit mund të përfundojë të hënën tjetër.

“Ne nuk mund ta themi me saktësi se kur përfundon procesi i rinumërimit të pjesës së mbetur të vendvotimeve, sepse kjo varet krejtësisht nga dinamika e punës në QNR, por edhe se sa ka qenë pjesëmarrja e votuesve në këto vendvotime”.

“Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gjatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund të përmbyllim ky rinumërim”-ka thënë Elezi.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303