fbpx

Rinumërimi në KQZ/ Vjen reagimi i Taulant Ballës: Hap i madh, Komisionerët që ndikuam në rezultat para drejtësisë

balla.jpg

Kryetari i grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ka komentuar para mediave edhe procesin e rinumërimit të kutive në KQZ.

Balla tha se cdo komisioner që ka gabuar duke ndikuar në tjetërsimin e rezultatit duhet të shkojë para drejtësisë.

“Së pari, ësht ënjë hap i madh dhe një meritë e jona që kemi mbështetur këtë verifikim që kryhet nga KQZ. Për ata komisionerë që përtej gabimit njerëzor kanë ndikuar në tjetërsimin e rezultatit  është një përgjegjësi penale që komisoneri për zgjedhjet duhet t’ia adresojë drejtësisë dhe le të jetë drejtësia ajo që do të vendosë. Është pjesë e një rëndësie që PS i jep. Kam qenë këtu para 11 vitesh kur kërkoja hapjen e kutive për transparencë, tanimë jemi në kushtet kur kutitë rinumërohen, kur ka gabime përtej gabimit njerëzor duhen ndëshkuar.” u shpreh Balla.

Sakaq lidhur me kërkesën e PS, për zgjatjen e afateve për organet e vettingut, Balla tha se rekomandimi i partnerëve ndërkombëtarë për të shtyrrë këtë afat, tejkalon axhendat politike të cdo subjekti.

“Mendoj që rekomandimi i fortë i partnerëve ndërkombëtarë për të shtyrrë këtë afat, tejkalon axhendat politike të cdo subjekti. Duhet t’i qëndrojmë këtij rekomandimi. Gjej rastin të falënderoj ONM-në, të cilët kanë jo vetëm vëzhguar por kanë qenë pjesë e pandashme e vetingut. në këtë këndvështrim.” u shpreh Balla.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303