Risia nga WhatsApp që të gjithë e prisnim

WhatsApp duket se do t’i bëjë qejfin të gjithë përdoruesve.  Të gjithëve na kishte shkuar në mendje shtimi i stickersave më në fund aplikacioni do ta sjellë risinë e shumëpritur.

Sot kompania njoftoi se këto elementë vizualë do të mbërrijnë në Android dhe iOS në javët në vijim. Fillimisht 1.5 miliardë përdoruesit do të kenë akses në një numër të kufizuar stickerash dhe pakot e para do të ofrohen nga ekipi i dizajnit të WhatsApp.

Në të ardhmen kjo do të ndryshojë, pasi çdokush do të mund të shtojë stickera që mund të përdoren brenda aplikacionit.

Lër një koment