fbpx

Rita Ora bashkëpunon me Eminem, sjellin hitin e vitit

Screenshot_1-16.jpg

Vetëm pak ditë kanë mbetur nga lançimi i albumit të saj të dytë të titulluar “Phoenix” ndërkohë që Rita Ora po zbulon dalëngadalë se me kë ka bashkëpunuar për disa projekte.

E ftuar në një emision radiofonik në Londër, këngëtarja me origjinë shqiptare ka rrëfyer se pjesë e albumit do të jetë një super bashkëpunim me një reper të famshëm i cili gjithashtu ka publikuar albumin e tij më të ri pak javë më parë.

Fillimisht 27-vjeçarja nuk ka dashur të zbulojë se për cilin reper bëhet fjalë por pas këmbënguljes së dy folësve ajo ka konfirmuar se bëhet fjalë për Eminem.

Këngëtarja nuk ka dashur të japë detaje të tjera rreth kësaj prurje por ka theksuar se është në fazat përmbyllëse të realizimit të këngës dhe siguron që nëse përfundon me sukses do të shndërrohet në një hit të jashtëzakonshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=wdRWPgnSZwo

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *