Rita Ora dhe Bebe Rexha dogjën skenën në shfaqjen e modës së Victoria’s Secret 2018

Pak ditë më parë publikuam se në sfilatën e përvitshme te Victoria Secret do merrnin pjese edhe dy këngëtaret shqiptare me fame botërore Rita Ora dhe Bebe Rexha nga një publikim i këtyre të fundit në Instagram.

Tani jeni kurioz të shikoni si kanë shkëlqyer vajzat tona?

Mund te themi se ato e kane djegur skenën duke performuar këngët e tyre, të veshura me shumë stil dhe mjaft ekstravagante.

Rita Ora kishte zgjedhur të vishej me një “body” të zi dhe çizme mbi gju të mbushura me temina. Look-u i saj përmirësohej me flokët e gjatë platin që i kishte zgjatur dhe një kapelë e modelit ‘beret’.

Përpara se të ngjitej në skene ajo mbërriti me një fustan i cili shkëlqente i tëri me temina i gjate me të çaren klasike.

Ndryshe nga Rita Ora këngëtarja 29 vjecare Bebe Rexha kishte zgjedhur të vishte një kostum neon në ngjyrë rozë për të performuar në sfilatën e Victoria’s Secret. Çizmet mbi gju, “body” dhe pelerina në të njëjtën ngjyrë.

Para se të dilte në skenë këngëtarja publikoi një foto e veshur me rrobëdeshambërin e famshëm të zi të Victoria’s Secret, për të thënë se është gati për skenën gjigante.

Bebe Rexha mbërriti në shfaqje me një fustan te kuq ku rrezatonte e tëra

Mund te themi vetëm që vajza e dogjët skenën

 

 

Lër një koment