Rita Ora flet për bashkëpunimin me Beben, Duan dhe Evën

Screenshot_22-1.jpg

Pak muaj më parë këngëtarja e njohur Bebe Rexha me një postim në Twiteer i ka bërë ftesë Rita Orës, Dua Lipës dhe Eva Max për një bashkëpunim midis tyre.

Siç e dimë të katërta vajzat shqiptare janë bërë shumë të famshme tashmë në tregun muzikor dhe një bashkëpunim midis tyre do ishte  fantastike.

Dua ka qenë e para që ka reaguar duke shkruar: “Hajde shqipe”, e më pas Rita ka folur pak mbi këtë temë në një intervistë.

“Nuk kemi filluar akoma me bashkëpunimin, por do të jetë diçka shumë e bukur, sepse ne jemi të gjitha shqiptare dhe me siguri do të ishte një moment magjik për Shqipërinë”, është shprehur Rita, duke zbuluar se përgatitjet nuk kanë filluar akoma, por me siguri ky bashkëpunim do të ndodhë së shpejti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303