Rita Ora publikon albumin e saj të ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar për të gjithë adhuruesit e saj, albumin më të ri, “Phoenix”. Ky album, i cili vjen pas gjashtë vitesh pritje për fansat e saj, ka bërë që menjëherë pas lansimit të tregojë interes të madh te fansat e këngëtares.
Aktualisht, “Phoenix” renditet i pari në listën e albumeve më të kërkuar në botë, në aplikacionin iTunes.
Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vet këngëtarja shqiptare, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Albumi do të  përfshijë edhe këngën “Lonely Together”, bashkëpunimin e Rita Orës me DJ dhe producentin Avici, “For You” – një këngë e regjistruar me Liam Payne për filmin Fifty Shades Freed, dhe gjithashtu bashkëpunimin e saj me Rudimental “Summer Love”.

“Një nga ndjenjat më çliruese për mua është krijimi i muzikës,” tha Ora në një deklaratë. “Ky album është një punë e vërtetë e dashurisë dhe shumë i rëndësishëm për mua. Jam aq mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen e atyre që kanë punuar me mua në regjistrim dhe më kanë lejuar të krijoj diçka për të cilën jam krenare. Më kanë dhënë hapësirën dhe lirinë për të krijuar diçka nga zemra ime. Jam vërtet krenare dhe mirënjohëse për udhëtimin që ka bërë Phoenix”-është shprehur Rita ora për ‘The Independent’.

Lër një koment