Rita Ora shoqërohet nga këngëtari i famshëm në Kanë

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora është parë shpesh kohët e fundit në praninë e këngëtarit simpatik Liam Payne.

Ata u panë bashkë në një darke private në Londër kurse së fundmi ata janë parë bashkë të shoqëruar në festivalin e Kanës.

Dyshja  filloi të shoqërohej që nga dueti për filmin ‘Fifty Shades of Grey’ dhe i kanë mbajtur kontaktet që atëherë, por gjatë paraqitjes së tyre në festivalin e filmit në ‘Cannes’ janë parë shumë pranë njëri-tjetrit./real-news.tv