fbpx

Rita Ora trondit fansat me deklaratën: Ndihesha e frikësuar për jetën…

rita.jpg

Rita Ora ka deklaruar se ndihej e frikësuar për jetën gjatë betejës ligjore me studion diskografike Roc National, të Jay Z.

Këngëtarja dyshohet se iu ndalua të bënte muzikë për 5 vite pasi hodhi Roc Nation në gjyq në vitin 2015, duke pretenduar se e kishin neglizhuar.

28-vjeçarja tha gjithashtu se frikësohej për shëndetin e saj mendor kur e mendonte se nuk do bënte më muzikë pasi ishte gjithçka për të. “Ishte padyshim e shqetësuar dhe po, kisha frikë për jetën time. Muzika ime është gjithçka që di të bëj, ndaj u frikësova,”-tha këngëtarja.

“Nuk e di nëse depresioni është fjala e duhur, por padyshim që u frikësova.

” Këngëtarja çoi në gjyq Roc Nation në vitin 2015 për të ndërprerë kontratën me shtëpinë diskografike me pretendimin se ishte lënë pas dore nga kompania. Ata kundërshtuan duke thënë se Rita nuk kishte realizuar ende mjaftueshëm albume që të arrinin në një zgjidhje.

“Humba shumë vetëbesim,”-tha këngëtarja. Gjithashtu akuzoi Roc Nation për diskriminim ligjor, duke theksuar se nëse do ishte burrë do kishte pasur rezultat më të mirë. “U ndjeva e diskriminuar sepse isha grua,”-shtoi Rita.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303