fbpx

Rita Ora xheloze për suksesin e Dua Lipa-s?

Dua-Lipa-Rita-Ora-feud-696118.jpg

Tashmë dihet se dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë një raport jo miqësor me njëra tjetrën.

Edhe pse publikisht këngëtaret kanë folur mirë, ato janë munduar ta shmangin njëra-tjetrën në evente të ndryshme.

Të dyja këngëtaret kanë arritur të hyjnë në listën e top pesë albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi i Dua Lipës, renditet i pari, ndërsa “Phoenix” i Rita Orës është në vend të pestë.

Rita Ora ka publikuar renditjen në InstaStory, teksa ka fshehur albuminin e Dua Lipës me mbishkrimin “Është kaq ‘cool’”.

Nuk dihet nëse ky veprim ka qenë i qëllimshëm apo jo, mirëpo thumbime të tilla në rrjetet sociale mes dy këngëtareve shqiptare pretendohet të ketë pasur edhe më herët.

Pjesë e top pesë albumeve më të dëgjuara nga artistet femra janë edhe albumi “Speak Your Mind” nga Anne Marie në vendin e dytë, dhe dy albumet e Adeles, “25” dhe “21”, që renditen përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303