fbpx

Ritvana e quajti biseksual, Argjendi ka diçka për të thënë

ritvana-argjendi-perputhen-2.jpg

Argjendi dhe Ritvana ishin ‘çifti’ i parë, i cili u spikat në sezonin e dytë të Për’puthen.

Aq vrullshëm sa filloi u shua shumë shpejt, aq sa Argjendi u largua nga programi, por duke marrë me vete dhe akuzat e Ritvanës, e cila e quajti biseksual.

Argjendi , i ftuar sot te ‘Shqipëria Live’ foli rreth kësaj situate:

Ky është një provokim i ulët, i nivelit rrugës, do thoja unë, të cilin mendoj se nuk dua ta komentoj. Thjesht kur ndodhi kjo, mu kujtua çka më kishin thënë se kur futesh në të tillë format, apo kështu formatesh, do presësh çdo gjë të çdo lloj niveli.

Nuk e di ngase mori shkak. Ajo tha se kohët e fundit më kishte parë të rrija më shumë me djemtë dhe më pak me vajzat. Kjo nuk është aspak e vërtetë mund ta dëshmojnë të gjithë, por dhe po të ishte e vërtetë ku është problemi? Gjithë djemtë mund ta dëshmojnë se unë kam shumë pak shoqëri, kam krijuar shumë pak shoqëri me djemtë.

Unë mendoj se ajo kishte menduar si do më sulmonte, pasi unë i kisha thënë po vazhdove me këto lloj sjelljesh e lojrash do tregoj gjithçka.,- tha Argjendi.

Ai tha se ende nuk e quan veten të lidhur me vajzën për të cilën u largua nga programi, por është në njohje ku po afrohen shumë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303