fbpx

Robert Aliaj rikthehet si asnjëherë më parë në televizion, këtë herë “sfidon” Blendi Fevziun dhe Eni Vasilin

Robert Aliaj do t’i rikthehet ekranit, këtë herë do të vijë me një emision që do të mbajë emrin e tij, format i cili nuk lidhet me artin apo showbizin.

Burime pranë “News31” bëjnë me dije se Aliaj do t’i përkushtohet një programi politik, i cili do të transmetohet në ABC News.
Jo vetëm kaq, pasi Roberti ka zgjedhur të shfaqet të enjteve në ekran, duke konkurruar kështu Blendi Fevziun në “Opinion” dhe Eni Vasilin në “Open”.
Rreth një muaj më parë, u diskutua se hapësirën televizive të së enjteve në ABC News do ta shfrytëzonte Baton Haxhiu me një emision politik, por ky i fundit i është dedikuar të premtes në po të njejtin televizion.

Për të mësuar më shumë rreth asaj çka pritet të shohim nga Robert Aliaj, pritet të zbulohen detaje në vijim.