Robert Berisha tregon si ndihet pas divorcit: Pas buzëqeshjes time…

robert-berisha.png

Një muaj më parë Robert Berisha dhe Nora Istrefi u bënë kryefjala e mediave rozë për shkak të ndarjes së tyre. Prej disa kohësh qarkullonte lajmi për ndarjen e tyre por kjo gjë u bë publike vetëm kur Roberti publikoi lajmin me anë të një fotoje në rrjetin social “Instagram”.

Ndërkohë që të gjithë janë kuriozë për jetën e Norës dhe Robertit pas ndarjes, këngëtari ka treguar si po e kalon këtë situatë.

Në një foto në Instastory, Roberti ka pozuar duke buzëqeshur, mirëpo fjalët e shkruara na lënë të kuptojmë se asgjë nuk është siç duket.

“Pas buzëqeshjes time është gjithçka që s’do ta kuptosh kurrë.”– janë fjalët e Robertit, të cilat me siguri i referohen ndarjes me Norën.

/real-news.tv/

scroll to top